Studimi: Femrat më të lumtura për “qëndrimin në shtëpi” se meshkujt

schedule09:53 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:53 - 16 Qershor, 2020

Australia po i rikthehet jetës normale para shpërthimit të koronavirusit .

Por jo të gjithë duan që jeta e tyre të kthehet siç ishte para pandemisë globale, ku disa prej tyre deklaruan se e kishin shijuar “normalitetin e ri”.

Një studim i realizuar nga NAB mori në pyetje 2,000 Australianë nga të gjitha moshat nëse ata donin apo jo që jeta të kthehej siç ishte para koronavirusit.

 

Gratë dhe  të rinjtë ishin përshtatur më shumë me ndryshimet që ka sjellë virusi në jetën e tyre edhe ishin të lumtur me qëndrimin në shtëpi.

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin sa donin që jeta e tyre të kthehej në normalitet nga 1 në 10.

 

Mesatarisht, Australianët dëshironin të riktheheshin në jetën normale nga  6.5 në dhjetë.

Në përgjithësi, ata që jetonin  në New South Wales dëshironin më tepër që t’i riktheheshin jetës normale duke shënuar 6.8 pikë sipas studimit , ndërsa Tasmania vetëm 5.6 pikë.

Burrat shënuan 6.8 nga dhjetë ndërsa gratë ishin pak më poshtë me 6.3 pikë.

Gjithashtu edhe perosnat mbi 65 vjeç  kërkonin  t’i riktheheshin jetës normale.

 

Tre në dhjetë persona konfirmuan që ata nuk dëshironin të riktheheshin në punë dhe të shpenzonin para në restorante dhe kafene por kishin më shumë kënaqësi të gatuanin vetë në shtëpi.

Tridhjetë përqind gjithashtu thanë se kishin shijuar kohën  që kishin kaluar me familjet e tyre.

Në kulmin e izolimit, australianët ishin të kufizuar në shtëpitë e tyre,  mund të largoheshin për pak stërvitje, arsye mjekësore dhe për blerjen e ushqimeve dhe nevojave jetësore.

 

 

Kafenetë dhe restorantet u detyruan të operojnë vetëm me shërbim delivery.

Kohët e fundit, shumë prej këtyre kufizimeve  u lehtësuan pasi rastet me COVID-19 ishin ulur  në të gjithë vendin, duke bërë që shumë njerëz të riktheheshin në punë dhe në rutinën e mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!