Mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja, shënoi golin e parë të sfidës në takimin kundër Vllaznisë, që u mbyll 2-2. Sipas Mëllugjës, Bylisi e meritonte fitoren. Në fjalën e tij për Supersport, mesfushori i klubit ballshiot tha: “Të them të drejtën, kisha një emocion shumë të veçantë, pasi akoma nuk kisha shënuar në Superiore.
Shpresoj të vazhdoj edhe më shumë në të ardhmen. Edhe në stërvitje, trajneri mi ka besuar penalltinë. Sot mora iniciativën për të gjuajtur dhe shënuar.
Me lojën që bëmë sot, duhet të kishim fituar. Goli i anuluar ishte mëkat, të gjithë e panë që ishte gol i rregullt. Në Burrel, nuk kemi pasur ekipe moshash, e kam nisur futbollin diku te 17 vjeç e gjysmë. Katër vite e ca, nuk isha marrë me futboll, vetëm me kalçeto për qejf./abcnews.al