Një çerdhe në zonën e ish-bllokut në Tiranë është mbyllur për shkak të Covid-19.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton për abcnews.al se çerdhja nr.16 është mbyllur për shkak se një pjesëtar i stafit dyshohet i infektuar me koronavirus.
Atyre i është kërkuar të vetëkarantinohen deri në momentin e daljes së përgjigjeve të tamponëve.
Përgjatë ditëve të fundit, shifrat e infeksioneve kanë ardhur në rritje, duke u shtuar nga dita në ditë.
Ato kanë kulmuar pikërisht sot, teksa ISHP konfirmoi 69 të prekur në një ditë, shifër e cila nuk ishte regjistruar as në kulmin e pandemisë.

