Një javë më parë Shkëlzen Berishës iu hoq leja e drejtimit nga policia, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Mirëpo, duket se djali i ish-kryeministrit e ka gjetur zgjidhjen, duke na prezantuar me atë që ai e quan ‘patenta e re’.
Shkëlzeni ka postuar në facebook disa foto, ku shfaqet duke udhëtuar me makinë, ndërsa shofere është partnerja e tij, Armina Mevlani. “Patenta e re” shkruan Berisha krahas fotove, duke e shoqëruar dhe me një emoji duke qeshur.

Ai kërkoi ndjesë publike për tejkalimin e shpejtësisë që mund të vendosë jetët e njerëzve në rrezik, ndërsa hodhi poshtë spekulimet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë, “Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.
Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne.”, shkruante ai./abcnews.al
“Patenta” e re ?
Posted by Shkelzen Berisha on Sunday, June 14, 2020



