“I falënderoj”, Fuga: Këta maturantë po na nxjerrin lakuriq, ndodhen përpara një teze degraduese

schedule09:20 - 15 Qershor, 2020

schedule 09:20 - 15 Qershor, 2020

Në “Abc e mëngjesit” akademiku Artan Fuga ka folur për protestën e maturantëve, të cilët kundërshtuan testet e provimeve të Maturës Shtetërore, duke i konsideruar të një niveli skandaloz.

Profesori Fuga e ka konsideruar testin e provimit një degradim të sistemit arsimor.  “Kur dëgjova që të rinjtë maturantë po protestojnë se janë të partive politike thash,- “Kush ka të drejtë të mbledhë të dhënat personale të nxënësve për bindjet e tyre politike. Kjo është shumë e rëndë”, u shpreh ai.

Më tej Fuga theksoi se ata maturantë duhen falënderuar, pasi sipas tij treguan një të vërtetë duke u gjendur përballë një teze që i fyen.

“Unë jam i pozicionuar përtej individualitetit të një ministri apo kryeministri. Ajo që ka ndodhur tregon degradimin e një sistemi. Unë dua të falënderoj sot ato maturantë që i hapën “fletët lakrorit”. Ata flasin dhe mjafton të studiosh rrjetet sociale për të se çfarë, vuajtjesh apo kritikash kanë ndaj pedagogëve. Ky ishte momenti i fundit, kur të rinj të zhgënjyer, të cilët duket se janë në një nivel të lartë nga pikëpamja intelektuale, ndodhen përpara një teze që i degradon, i fyen i çon mundin kot, dhe ata e ndjenë që ka një padrejtësi.

Sakaq ai shtoi: Padrejtësia qëndron në faktin se ajo gjendje mjerane e atij testi. Aty brenda kishte element amatores sociologjie, amatores filozofie. Mbrapa për mua fshihet mediokriteti ia tyre dije që shoqëria i transmeton brezave të rinj. Një shoqëri e cila për të mbijetuar i mjafton tabela e shumëzimit. Këto ditë për herë të parë po shohim se çfarë niveli i kërkohet.

Gjatë intervistës Fuga ndau edhe reagime të studentëve apo maturantëve për të cilët u shpreh se kanë kapacitete të jashtëzakonshme.

“Ka kapacitete të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kapacitete intelektuale jashtëzakonisht të mëdha. Unë i krahasoj edhe me të rinj të tjerë në vendet jashtë. Kanë një stres të madh psikologjik, një stres i jashtëzakonshëm, pasi në njëfarë mënyre kanë problemin e integrimit në shoqëri.

Sot ata janë në një gjendje ku nëpërmjet televizorit apo internetit njihen me informacione të shumta. Por gjithashtu një tjetër problem është edhe niveli i sistemit që lë shumë për të dëshiruar pasi ky niveli i sistemit arsimor është i dështuar dhe po merr në qafë të ardhmen kulturore të vendit”, u shpreh ai.

Më tej ai u shpreh se teza e maturantëve ishte një zhgënjim, ndërsa shtoi: “Këta maturantë po na nxjerrin lakuriq. Problemi jonë shkollor është sistemi jonë është sistem autist. Ministria jonë e Arsimit nuk është e interesuar të bëjë pyetje të vërteta.

Kemi një kulturë që po degjeneron. Maturantët me atë lëvizje që kanë bërë për të shkuar të dera e Ministrisë, ripërsëris që i akne hapur petën lakrorit. Shkuarja e tyre atje është një akt besimi, një Ministre tamam duhet t’i vlerësonte. Dikush duhet t’i priste. Deklarata e KOMSH ishte qesharake, duke u shprehur se pikët do t’i rregullojmë, ai është korrupsion i hapur me notën”, tha Fuga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!