Valë e re protestash në SHBA pas vrasjes së një tjetër afroamerikani, jep dorëheqjen shefja e policisë

schedule16:41 - 14 Qershor, 2020

schedule 16:41 - 14 Qershor, 2020

Vrasja e 27 vjeçarit afro-amerikan Rayshard Brooks nga një oficer policie të premten në Atlanta ka ndezur zemërimin e qytetarëve dhe nxitur një valë të re protestash ndaj racizmit në SHBA. Protestuesit në Atlanta dolën në rrugë duke bërë thirrje për veprim.

Përgjatë natës së të shtunës i protestuesit i kanë vënë flakën restorantit, në ambientet e jashtme të cilit Brooks u qëllua dhe u vra nga policia.

Raportimi i kësaj ngjarjeje është bërë nga zjarrfikësit, të cilët menjëherë pas shpërthimit të flakëve kanë ndërhyrë.  Sipas tyre, protestuesit kanë thyer xhamat e dritareve dhe kanë hedhur brenda ambienteve të lokalit fishek-zjarre të përmasave të mëdha. zjarrfikësit raportojnë së ishin rreth 1.000 personat që gjendeshin në rrethinat e Restorantit Wendy’s, ndërsa brenda nuk ndodhej askush.

Agjentët e policisë kanë hedhur gaz-lotsjellës kundër protestuesve dhe kanë mbyllur rrugën ndër-shtetërore që çonte në restorantin Wendy’s. Ndërsa 36 persona janë arrestuar përgjatë protestave.  Për ngjarjen agjenti Garrett Rolfe i departamentit të policisë së Atlantës është pushuar nga puna, ndërsa kolegu i tij Devin Bronsan, i përfshirë në rast, është transferuar.

Ndërkaq, shefja e Policisë së Atlantës Erika Shields ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Aji ishte shefe policie që nga 2016-ta dhe punonte në këtë departament prej 20 vjetësh.

Kryetarja e bashkisë, Keysha Lance Bottoms tha se Shields dëshironte që Atlanta të jetë një shembull për reformat e vërteta dhe sesi duhet të duken ato në mbarë vendin, ndaj vendosi ta jepte menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të rikrijohet me urgjencë besimi aq i domosdoshëm në komunitetet e prekura. Bottoms gjithashtu kërkoi pezullimin e menjëhershëm të policit të përfshirë në vdekjen e Brooks.

20 ditë pas vrasjes së George Floyid në SHBA situata vijon të mbetet e tensionuar edhe me ngjarjen e së premtes kur u vra nga policia një tjetër afro-amerikan. vdekja e 27 vjeçarit Rayshard Brooks rrezikon të shkaktojë një valë të re incidentesh në të gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!