Barcelona nuk hasi probleme përballë Mallorcas mbrëmjen e kaluar. Kampionët e Spanjës shënuan katër herë dhe u rikthyen me tre pikë në shtëpi. Ndeshjet në Spanjë po zhvillohen pa tifozë, por një prej tyre e gjeti mënyrën për të hyrë në stadium dhe për t’u futur në fushën e blertë.
Ishte minuta e 53-të e ndeshjes, katalanasit udhëhiqnin 0-2 dhe një djalosh me fanellën numër 10 të Leo Messit me Argjentinën i befasoi të gjithë. Ai u fut në fushë dhe përfitoi të bënte një selfie me Jordi Alban. Më pas u nis drejt Messit, idhullit të tij.
Forcat e sigurisë reaguan dhe tifozi i çmendur nuk ia doli të takonte “pleshtin”, duke ia mohuar gëzimin e madh. “Jam një francez që kam jetuar gjithmonë këtu. Bëra disa foto, por policia kontrolloi telefonin tim dhe m’u desh t’i fshija.
Doja të bëja një foto me Messin, ai është idhulli im. Ia dola të bëj një me Jordi Alba, por nuk arrita do te Leo për fat të keq. E di që tani më pret një gjobë për veprimin e kryer“, tregon tifozi i madh i kapitenit të Barcelonës. /abcnews.al
? ¿Partido a puerta cerrada? ¡NO importa!
? Salta un espontáneo para hacerse selfies con los jugadores del Barça
?
— Diario SPORT (@sport) June 13, 2020