Voskopoja pret më pak turistë, pandemia anulon prenotimet

schedule12:24 - 14 Qershor, 2020

schedule 12:24 - 14 Qershor, 2020

Voskopoja këtë fundjavë ka pritur më pak turistë.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se turistët janë kryesisht nga Tirana dhe Durrësi. Pozita e favorshme gjeografike e bën të frekuentueshme këtë zonë malore. Por ashtu siç duket, pandemia ka ndikuar edhe te turizmi, duke sjellë anulimin e shumë prenotimeve.

Pronarët e bizneseve janë shprehur se turistët shkojnë në Voskopojë, më shumë për të kaluar fundjavën.

“Ndërkohë duket se turistët nuk shihen të pajisur me maska mbrojtëse, si pasojë e parandalimit të  COVID-19”, raportoi gazetarja.