Është mbyllur takimi mes Mallorcas dhe Barcelonës, me katalanasit që fituan me rezultatin e thellë 0-4. Nga dy gola për çdo pjesë, shënuar nga katër autorë të ndryshëm.
LEXO EDHE: VIDEO/ Barça e pamëshirshme, Vidal e Braithwaite vendosin në pjesën e parë
Vidal shënoi që në minutën e dytë të sfidës, ndërsa Braithëaite shënoi në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë, Barcelona e uli disi ritmin, pasi goli i tretë erdhi vetëm në minutën e 80-të, shënuar nga Jordi Alba.
Lionel Messi, nuk mund të mungonte në listën e goalshëneusve. Ylli argjentinas gjeti rrjetën në sekondat e fundit të sfidës, i 20-ti në La Liga. Barcelona ngjitet në kuotën e 61 pikëve, +6 nga Real Madrid dhe duket edhe më pranë titullit kampion./abcnews.al
La Liga, java 28
Mallorca – Barcelona 0-4
Vidal 2’, Braithwaite 37’, Alba 80′, 90+4′