U tha njerëzve të pinin dezinfektant për të shpëtuar nga Covid-19, pushohet nga puna mjeku

schedule21:07 - 13 Qershor, 2020

schedule 21:07 - 13 Qershor, 2020

Një mjek në Peru, që kishte në ngarkim përgjigjen ndaj koronavirusit në rajonin e tij, është pushuar nga puna pasi  u këshilloi banorëve që të bënin diçka të pazakontë.

Amílcar Huancahuari u rekomandoi njerëzve që të pinin dyoksid klori, një dezinfektuat industrial i ngjashëm me zbardhuesin e rrobave.

Huancahuari, që ishte në krye të menaxhimit të pandemisë në rajonin jugor të Ayacucho-s, kishte deklaruar që dezinfektanti në fjalë duhej t’u shpërndahej të gjithë personave me simptoma të koronavirusit, edhe pse nuk është i përshtatshëm për konsumim.

Gjatë një konference për shtyp, mjeku deklaroi se dyoksidi i klorit “ishte testuar tashmë tej personat me Covid-19 dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar në mënyrë të mrekullueshme.”

Guvernatori i Ayacucho-s, Carlos Rúa më pas mbajti një konferencë shtypi pasuese për të thënë se komentet e Huancahuari-t ishin bërë në formë personale, pasi ai nuk kishte diskutuar rreth dyoksidit të klorit në asnjë takim zyrtar.

Disa orë më vonë Rúa njoftoi se mjeku ishte larguar nga posti i tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!