FOTO/ Momenti kur Klaus Gjasula shkroi historinë në Bundesliga

schedule21:34 - 13 Qershor, 2020

schedule 21:34 - 13 Qershor, 2020

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, aktivizohet prej disa sezonesh me skuadrën e Paderborn. Këtë sezon, ekipi i shqiptarit u rikthye në elitën e futbollit gjerman, duke rivalizuar me ekipet “big” të Bundesligës.

Gjithsesi, sezoni nuk ka shkuar mirë për ta, pasi duket se e kanë prerë biletën për të rënë sërish në kategorinë e dytë gjermane. Ndërsa vetë Gjasula, ka vendosur një rekord negativ sot, në ndeshjen kundër Werder Bremen.

Futbollisti kuqezi mori kartonin e tij të 17-të të verdhë këtë sezon në kampionatin gjerman, duke u bërë i pari futbollist që arrin një shifër të tillë. Çka është për t’u admiruar, është fakti që Gjasula nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Fotot më poshtë, kanë fiksuar pikërisht momentin kur Gjasula shkaktoi faull dhe shkroi historinë në Bundesliga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!