Ylli argjentinas i PSG-së, Angel Di Maria, nuk duhet lënë kurrsesi portier. Një video e publikuar nga lojtari tjetër i PSG-së, Leandro Paredes, nxjerr në pah “paaftësinë” e Di Marias për të bërë rolin e portierit.
Dy futbollistët argjentinas e nisën videon e tyre duke i pasuar topin njëri-tjetrit në ajër, duke mos e lënë sferën të bjerë në tokë. Në një moment, Paredes vendos të gjuajë fort topin, ndërsa Di Maria ta ndalojë.
Hedhja e argjentinasit në pishinë, në tentativë për ta pritur topin, është aq qesharake, sa u bë menjëherë virale. Jo vetëm që nuk arriti ta ndalojë sferën, por koordinimi i tij, ishte për t’u harruar./abcnews.al
View this post on Instagram