Protesta në Rrugën e Kombit, Policia: 23 vetë të arrestuar

schedule13:22 - 1 Prill, 2018

schedule 13:22 - 1 Prill, 2018

Policia e Kukësit ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për 23 persona. Policia nxori dhe njoftimin për shtyp, kur numri protestuesve para komisariatit erdhi në rritje.

Blindat ishin futur në Kukës pak pas mesnatës. Forcat Speciale dhe ato të RENEA-s u vunë në mbështeje të policisë lokale.
Shoqërimet e protestuesve nisën në masë. Për disa orë me radhë asgje nuk dihej.
Familjarët e tyre prej orëve të mëngjesit nisën të grumbulloheshin para komisariatit.
Policia njoftoi zyrtarisht ndalimin e 23 personave vetëm kur para komisariatit numri i familjarëve u shtua.
Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar në datë 31 Mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit të Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë policia vazhdon të kërkojë dhe persona të tjerë. Forcat Speciale kanë ngritur patrulla kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!