Pippo Inzaghi nuk ndihet mirë kur shikon sa shënojnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ish-goleadori i Milanit tregon pse bëhet nervoz për diçka të tillë. “Nervozohem me Messin dhe Ronaldon, sepse për shkak të tyre duket sikur unë dhe Raul kemi shënuar shumë pak në kupat e Europës”, shprehet Pippo, i cili tani drejton skuadrën e Benevento.
Pavarësisht se e zemëron, tekniku e përdor shpesh portugezin e Juventusit si një shembull. “Gjithmonë e përdor si shembull Ronaldon në dhomat e zhveshjes për lojtarët e mi. E bëj diçka të tillë sepse e di shumë mirë se si ai stërvitet”, shton Inzaghi.
Italiani e la futbollin në vitin 2021, teksa kishte fituar dy herë Ligën e Kampioneve dhe kishte shënuar 70 gola në kupat e Europës, me fanellës e Parma, Juventus e Milan. Ronaldo e Messi kanë shënuar më shumë: 131 gola në 177 ndeshje janë shifrat e portugezi, kurse argjentinasi e ka gjetur rrugën e rrjetë 117 herë në 145 ndeshje. /abcnews.al