Batutat nuk mungojnë në emisionin “Pressing. Gazetari i ABC News, Artan Hoxha e quan të mbyllur garën për titull dhe e sheh Tiranën kampione. Sipas tij, bardheblutë kanë grupin, ndërsa lojtarët e skuadrës kuksiane i quan mercenarë.
“Tirana ka grup, ndërsa Kukësi ka individë. Nëntë pikë në tetë ndeshje janë shumë. Tirana del kampione edhe nëse fut 19-vjeçarët në këto momente. Edhe sikur të humbë tre ndeshje, edhe unë po të isha arbitër, duke llogaritur 100-vjetorin dhe faktin që i mungon titulli prej 11 vitesh, do toleroja Tiranën.
Nëse do të marrim Tiranën dhe Kukësin. Kukësi nuk luan në qytetin e vet, lojtarët më duken më shumë si mercenarë dhe që janë bërë njësh me skuadrën. Tirana është ndryshe”, deklaron Hoxha. /abcnews.al