Mesazhi për Pashkët/Massafra: Të lutemi për të përmbyturit e Shkodrës

schedule15:16 - 31 Mars, 2018

schedule 15:16 - 31 Mars, 2018

Një ditë para Pashkës, ringjalljes së Krishtit imzot Angelo Massafra ka dhënë urimin dhe mesazhin e tij për shqiptarët. Ai ka kërkuar që të gjithë të luten për të përmbyturit e Shkodrës dhe të mos humbasin shpresën tek Jezusi. Lutja thotë Massafra është i vetmi ilaç kundër çdo lloj zhgënjimi ekonomik, apo politik.

“Krishti u ngjall, Aleluja. Urimi i Pashkëve 2018 është i njëjti urim që ditën e ringjalljes prej të vdekurve u drejton nxënësve të vet ,të mbledhur në Jeruzalem: Paqja me ju. Të viheni në dëgjim të shkrimeve të shenjta. Ju ftoj të përsërsimin: Rri me ne o Zot. Në veçanti ju ftoj ju familjeve që jeni duke vuajtur për shkak të përmbytjeve”./abcnews.al