Prej 56 ditësh i “pastër”, Pekini raporton një rast të ri me koronavirus

schedule15:45 - 11 Qershor, 2020

schedule 15:45 - 11 Qershor, 2020

Qyteti i Pekinit ka regjistruar një rast të ri me kronavirus, pas më shumë se 56 ditësh me zero raste të reja. Zyrtarët e kryeqytetit kinez raportuan, në një konferencë për shtyp, se i infektuari ishte një banor 52-vjeçar.

Me konfirmimin e rastit të ri, autoritetet në qytet kanë aktivizuar një shërbim për përgjigje ndaj emergjencave. Po ashtu, kompleksi rezidencial ku jetonte pacienti i sëmurë është mbyllur.

Lajmi vjen një ditë pasi autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se vetëm një pacient me Covid-19 ndodhej ende duke marrë kujdes shëndetësor në një spital të qytetit, shenjë kjo që tregonte se epidemia ishte “në largim”.

Pekini ka regjistruar zero raste të reja mes 16 prillit dhe 10 qershorit. Po ashtu zyrtarët në vend ulën përgjigjen për emergjencat në ” kontroll epidemik të normalizuar” të shtunën.

Atraksione të njohura turistike në Pekin, si Muri i Madh Kinez apo Qyteti i ndaluar i rihapën dyert e tyre për publikun ndërsa qyteti prej dy muajsh mbetej i lirë nga koronavirusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!