Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deficit i thellë tregtar BE-Kinë/ Brukseli tarifa e masa shtesë për importet kineze

schedule14:34 - 28 Maj, 2026

schedule 14:34 - 28 Maj, 2026

Bashkimi Europian po përgatit një plan masash më të gjerë kundër importeve kineze. Shefi i industrisë së Brukselit, Stephane Sejourne tha se po blloku po planifikon të zgjerojë tarifat kundër Kinës për të mbrojtur sektorë të caktuar të ekonomisë  përfshirë kimikatet, metalet dhe teknologjinë.

Konkurrenca e padrejtë kineze sipas tij rrezikon shkatërrimin e tyre. Presioni në Bruksel u shkaktua kryesisht nga disbalanca e madhe tregtare mes vendeve. Deficiti tregtar i mallrave i Bashkimit Europian me Kinën arriti në rreth 360 miliardë euro vitin e kaluar, një hendek që u thellua si në vlerë ashtu edhe në vëllimin e produkteve.

Eksportet e unionit drejt Pekinit ranë me 6.5% në 2025, ndërsa importet nga ana tjetër u zgjeruan me 6.4%.



Sipas Shefit të Industrisë së BE, masat pritet të riformësojnë bashkëpunimin mes vendeve, duke synuar një ribalancim dhe jo shkëputje nga Kina.

Bashkimi Europian ka planifikuar që nga 1korriku 2026 të vendosë një taksë doganore prej 3 euro për dërgesat me vlerë të ulët për pakot e tregtisë elektronike.

Masa është kundërshtuar nga kompanitë kineze duke argumentuar se mund të shkaktojë vonesa në kufijtë e Bashkimit Europian dhe të prishë zinxhirët e furnizimit.

Nëse unioni europian zbaton masat e reja mbrojtëse për sektorët specifikë, importuesit do të përballen me një kujdes më të shtuar dhe një nevojë më të madhe për të planifikuar dërgesat e tyre pranë pragjeve tarifore, si një mënyrë për të shmangur rritjen e tyre.

Komisioni Europian po ashtu është nën presion nga shtetet anëtare për të vepruar me shpejtësi. Franca, Italia, Spanja, Holanda dhe Lituania i kanë kërkuar Brukselit të forcojë mjetet e mbrojtjes tregtare duke argumentuar se procedurat aktuale janë të ngadalta për tu përballur me rritjet e forta të importeve nga Kina.

Brukseli pritet të rishikojë instrumentin e tij të mbrojtjes tregtare brenda këtij vitit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!