Komisioni Europian propozon hapjen e kufijve për Shqipërinë më 1 korrik

schedule13:36 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:36 - 11 Qershor, 2020

Komisioni Europian i rekomandon 27 vendeve anëtare tê Bashkimit Europian të rihapin kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian për qytetarët e vendeve tê Ballkanit Perëndimor prej 1 korrikut.

Rekomandimi specifik për vendet e Ballkanit është pjesë e rekomandimit të Komisionit Europian për rihapjen e kufijve të jashtëm me 170 vende tê treta prej 1 korrikut.

Gazetarja Erisa Zyka raporton për ABC News se për ekzekutivin europian nuk duhet të ketë një shtyrje tjetër të kufizimeve për udhëtimet jo esenciale drejt Bashkimit Europian përtej datës 30 qershor. Afati i rihapjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian shtyhet aktualisht nga 15 qershor deri në 30 qershor.

Ylva Johansson, kominsionerja për çështjet e Brendshme:

“Ne patëm një diskutim me ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian dhe kishte një mbështetje të fortë të këtyre shteteve që afati i caktuar për kufizimin e udhëtimeve jo esenciale deri në datën 15 qershor të shtyhej edhe 2 javë.

 Ndaj ne propozojmë që të shtyjmë afatin e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale në kufijtë e jashtëm  deri në 30 qershor.

Ne nuk mund të procedojmë me një hapje të përgjithshme të kufijve të Bashkimit Europian por kemi ardhur në një situatë, ku propozojmë rihapjen graduale të kufijve të jashtëm prej 1 korrikut. Kjo vlen për shtetet e treta që ndodhen në një situatë të ngjashme epidemiologjike të pandemisë, ose më të mirë se në BE”.

Në komunikimin e Komisionit Europian cilësohet, se situata epidemiologjike lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendet e Ballkanit Perëndimor  është e njëjtë ose më e mirë se në Bashkimin Europian. Aty thuhet, se numri i personave të prekur nga pandemia është qartazi më i vogël se në Bashkimin Europian.

Nisur nga kjo dhe nga rëndësia e e rajonit për transportin, restorantet, turizmin dhe trafikun ndërkufitar, Komisioni Europian i rekomandon  27 vendeve anëtare  të Bashkimit Europian të rihapin kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në 1 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!