Deputeti i opozitës në Kuvend Lefter Koka ka shprehur opinionin e tij për marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Në një prononcim për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi, Koka ka deklaruar se mbështet opozitën parlamentare lidhur me qëndrimin e saj për të mos votuar draftin e Reformës Zgjedhore.
Koka ka theksuar se kërkesat e opozitës parlamentare janë legjitime dhe sipas tij drejtuesit politikë duhet të votohen me lista të hapura.
“Pavarësisht pozicionimit tim politik sot, mendoj se kërkesat e grupeve parlamentare opozitare janë legjitime e në shërbim të vendit, besoj se dhe pjesëmarrësit në atë tavolinë mendoj se ishte qesharake. Duhet njëherë të vetme drejtuesit politikë të votohen dhe ata me lista të hapura, vlen për përfaqësimin e parlamentit e vetë partitë e tyre. Përsa i përket komisioneve mjaft me përfaqësues legjendar nëpër komisione, e do shtoja se dhe koalicionet para zgjedhore nuk prodhojnë përfaqësim real, ndaj unë përkrah e inkurajoj opozitën me vendosmërinë dhe i inkurajoj”, është shprehur Koka.
Kujtojmë se Lefter Koka është një nga deputetët e LSI, i cili nuk pranoi të djegë mandatin. /abcnews.al