Në të njëjtën kohë kur po protestohej në Rrugën e Kombit kundër tarisfës së qarkullimit, nga Vlora kryeministri Edi Rama njoftoi ndërtimin e një tjetër rruge me pagesë.
“Kemi mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen.”0 tha kryeministri.
Rama foli për kantieret e hapura në të gjithë vendit.
“Kemi 4 kantiere shumë të mëdha për Shqipërinë që do të hapen kantieri i rrugës së arbrit, i aksit Milot-Balldren, kantieri Thumanë- Kashar, kantieri i Ujit të ftohtë deri në tunelin e Llogarasë që është pjesë e projektit. Këto janë kantiere me programin Parteneritetit Publik Privat. Por kemi edhe Delvinë Kardhiq që do shkurtojë kohën dhe kantierin tjetër te Shqiponja në Tiranë”- tha Rama.
Kryeministri ishte në Vlorë për të prezantuar strategjinë e re të punësimit. /abcnews.al