Një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë te spitali Infektiv, duke e çuar në 35 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend. Pacienti prej 6 ditësh ishte në terapi intensive, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
59-vjeçari vuante nga kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
LEXO EDHE: Rritje e ndjeshme, shkon në 1 385 numri i të prekurve nga koronavirusi
Ndërkaq, ditën e sotme në vend janë konfirmuar 44 raste me koronavirus, duke thyer kështu rekordin e djeshëm. ISHP njofton se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Statistika:
Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1
/abcnews.al