Bundesliga ka publikuar pesë golat më të bukur të javës së 30-të në kampionati gjerman dhe tifozët kishin mundësinë të zgjidhnin fituesin. Goli më i bukur i javës, u shpall ai i talentit të Leverkusen, Florian Wirtz.
17 vjeçari realizoi një supergol kundër Bayern Munchen në “Bay Arena”, por që nuk i vlejti shumë skuadrës së tij, pasi rezultati në fund ishte 2-4 në favor të bavarezëve.
LEXO EDHE: VIDEO/ Golashënuesi më i ri, talenti i Leverkusen shkruan historinë kundër Bayern
Përveç bukurisë, ky gol është dhe historik, pasi Wirtz u bë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesligës: Vetëm 17 vjeç dhe 45 ditë. Ky rekord, mbahej më parë nga ish-mesfushori i Borussia Dortmund, Nuri Sahin./abcnews.al
The best of the best from the weekend ?
? MD30’s top 5 strikes pic.twitter.com/mf9E7Lajho
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) June 10, 2020