VIDEO/ Golashënuesi më i ri, talenti i Leverkusen shkruan historinë kundër Bayern

schedule23:00 - 6 Qershor, 2020

schedule 23:00 - 6 Qershor, 2020

Takimi mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen, ishte padiskutim kryendeshja e javës së 30-të në Bundesligën gjermane. Kjo sfidë, nuk zhgënjeu, pasi u panë plot 6 gola.

Bayern fitoi 2-4, por për talentin e Leverkusen, Florian Wirtz, do të jetë një ndeshje e paharrueshme. Vetëm 17 vjeç dhe 34 ditë, Wirtz u bë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesligës, duke ndëshkuar gardianin Neuer me një supergol.


Wirtz u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, por arriti të lërë gjurmë, madje shkroi emrin e tij me germa të arta në librat e historisë së elitës së futbollit gjerman./abcnews.al