Koronavirusi, situata del jashtë kontrollit në Tiranë dhe Shkodër

schedule11:11 - 10 Qershor, 2020

schedule 11:11 - 10 Qershor, 2020

ISHP njoftoi për shifër rekord të të prekurish nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit me 42 raste të reja duke e çuar në 1 341 numrin total të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë.

Qytetet më problematike janë Tiranë dhe Shkodra, ku për herë të parë, gjatë ditëve të fundit ISHP ka nisur të flasë për transmetim komunitar të virusit.

Pra, nëse deri më tani rastet kanë qenë kryesisht të gjurmueshme dhe ISHP e kishte të qartë hartën e shpërndarjes duke ndjekur rastet e kontaktit, me shpërndarje komunitare do të thotë se ISHP nuk e ka të qartë se si dhe ku janë infektuar një pjesë e qytetarëve.

Rrjedhimisht është i lartë rreziku që qytetarët të jenë infektuar gjatë kontakteve gjatë përditshmërisë së tyre duke bërë që autoritetet të mos kenë një hartë të qartë të shpërndarjes së virusit të paktën në qytetet ku janë numri më i lartë i të prekurve.

Këtë probletika e parashtroi sot edhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bëri thirrje për më shumë vigjilencë nga qytetarët në kontaktet e tyre.

Një situatë të tillë Italia e pati në kulmin e pandemisë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Tiranë, 21 raste
9 reaste në Shkodër
4 raste në Durrës
3 raste në Krujë
2 raste në Lushnje
1 rast në Berat
1 rast në Pukë
1 rast në Urë Vajgurore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!