“Qetësuesit konsumohen si karamele!”, fakte tronditëse nga Gjermania

schedule20:17 - 9 Qershor, 2020

schedule 20:17 - 9 Qershor, 2020

Në Gjermani, futbollistët konsumojnë shumë qetësues për dhimbjet, ose me termin “PainKiller” (vrasës të dhimbjeve). Këto substanca, nuk ndalohen nga Anti-Doping dhe futbollistët, duket se kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Efektet anësore nuk mungojnë, por kjo gjë nuk i ka ndaluar futbollistët t’i konsumojnë dhe këtë gjë, e kanë konfirmuar dhe dy futbollistë të njohur gjermanë.

Subotic, ish-mbrojtësi i Dortmund, tashmë pjesë e Union Berlin, u shpreh: “Ka shumë futbollistë që janë nën presionin e kohës dhe duan të rikuperohen sa më shpejt nga dëmtimet. Ata konsumojnë shumë qetësues për dhimbje, madje aq shpesh, sa duket sikur po konsumojnë karamele!”.

Vëllai i Matts Hummels, Jonas, është gjithashtu futbollist në Gjermani, por në kategoritë e ulëta. Gjithsesi, ai zbuloi një fakt me të vërtetë tronditës: “Unë personalisht, ka 3-4 vite që nuk mund të luaj futboll pa konsumuar qetësues për dhimbjet. Në kategoritë e ulëta, janë më shumë se 1 mijë futbollistë që konsumojnë thuajse ccdo ditë”./abcnews.al