Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 rastet e reja me Covid-19 në Shkodër, sanitarja infekton babain, motrën dhe fqinjët

schedule11:46 - 9 Qershor, 2020

schedule 11:46 - 9 Qershor, 2020

ISHP njoftoi sot për numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëvë që prej fillimit të Pandemisë.

Bëhet fjalë për 36 raste të reja, 27 prej të cilave janë vetëm në Tiranë, ndërsa raportohet edhe për 4 raste në Shkodër, 2 në kamzë dhe nga 1 në Durrës, Lezhë dhe Lushnje.

Sa i përket katër rasteve të reja në Shkodër, abcneës.al mëson se bëhet fjalë për të afërm dhe fqinj të sanitares që u zbulua dje.

Sot janë konfirmuar pozitivë babai dhe motra e saj si edhe dy fqinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!