Juventusi kërkon të transferojë një mesfushor qendre dhe Arthur Melo mbetet objektivi kryesor. Edhe pse braziliani është shprehur se është i lumtur te Barcelona dhe dëshiron të qëndrojë sa më gjatë aty, bardhezinjtë nuk kanë hequr dorë.
Nga Spanja ka pasur lajmet se trajneri Setien ka dhënë “OK”-in që mesfushori të shitet. Për ta bindur, Juventusi po mendon ta joshë përmes një ofertë të parefuzueshme, nëse është e vërtetë. Gerard Romero, gazetari i RAC1, zbulon se Juventusi është gati t’i trefishojë pagën mesfushorit.
Te Barcelona ai fiton rreth 5 milion euro në sezon dhe në Torino mendojnë se Arthur do të pranojë të bisedojë, nisur nga propozimi i tyre. Gjithsesi, fatura financiare për të do të jetë tepër e lartë dhe do të bëhej lojtari i dytë më i paguar, pas Cristiano Ronaldos.
Sigurisht Juventusi nuk do të paguajë klauzolën prej 400 milion eurosh për ta transferuar, pasi mund të përfshijë ndonjë lojtar në tratativa. Gjithsesi, kur mendon pagën që mund të përfitojë në Torino, atëherë realisht nuk mund të flasim për krizë financiare në futboll. /abcnews.al
? ARTHUR. Su carpeta no la vamos a cerrar aún.
Semana clave
– Su participación en Mallorca
– En Turín creen que está dispuesto a escuchar, apretaran esta semana
– El sueldo en Italia seria 3 veces el q cobra en BcnSu entorno sigue diciendo que NO sale, yo hoy tengo más dudas
— Gerard Romero (@gerardromero) June 8, 2020