Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së një autobuzi me një shtyllë tentioni në lindje të Turqisë. Automjeti transportonte emigrantë pa dokumenta, të kombësisë pakistaneze, afgane dhe iraniane. Ata kishin hyrë në Turqi përmes kufirit me Iranin. Mësohet se autobusi ishte i tejmbushur. Nuk është e qartë nëse kjo ka ndikuar në shkaqet e aksidentit tragjik. Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë ngjarje. /abcnews.al
Turqi, autobusi përplaset me një shtyllë tensioni/17 emigrantë të vdekur
schedule11:27 - 30 Mars, 2018
schedule 11:27 - 30 Mars, 2018