Kukësi mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Partizanit, me rezultatin 1-3. Situata te verilindorët duket mirë dhe pavarësisht se titulli duket ende larg (Tirana nuk di të ndalet), otpimizmi mbetet i lartë. Fokusi për momentin, ka kaluar te Kupa e Shqipërisë, ku përballë do të jetë Apolonia. Në prag të kësaj ndeshje, djemtë e Shehit janë në formë optimale, sicc raportoi dhe vetë faqja zyrtare në Facebook.
“Pas fitores ndaj Partizanit, skuadra është rikthyer sot në fushë ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Apolonisë! Fatmirësisht, skuadra nuk ka shfaqur probleme deri më tani dhe futbollistët gëzojnë formë të mirë fizike.
Ndeshja ndaj Apolonisë, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, do të luhet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit”, shkruhej ne njoftimin e klubit verilindor./abcnews.al