Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Merkato në Itali, ekipet e Serie A kanë kohë vetëm një muaj!

schedule17:17 - 8 Qershor, 2020

schedule 17:17 - 8 Qershor, 2020

Merkato e verës në Itali, por jo vetëm, do të jetë ndryshe nga sezonet e tjera. Ekipet e Serie A pritet të rikthehen në fushë për të rifilluar kampionatin me datë 20 qershor, ndërsa katër gjysmëfinalistet e Kupës së Italisë: Milan, Inter, Napoli dhe Juventusi, do të zbresin në fushë në datat 12 dhe 13 qershor.

Sezoni aktual 2019/20, pritet të përfundojë para datës 3 gusht, ndërsa kompeticionet europiane deri në fund të këtij muaji. Kjo i lë hapësirë merkatos vetëm pak ditë dhe në Itali, ka dhe data zyrtare kur do të fillojë e kur do të mbarojë.

Merkato në Itali do të startojë me datë 1 shtator, ndërsa klubet e Serie A do të kenë mundësinë të përforcohen deri me datë 5 tetor. Në Francë, merkato ka filluar, ndërsa për kampionatet tjera nuk ka ende vendime!/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!