Një gomone me rreth 300 kg marijuanë dhe 10 kg hashash është ndaluar nga autoritetet italiane në ujërat lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërkohë që janë vënë në pranga dy skafistët shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës së sekuestruar shkon deri në 3 milionë euro.
Operacioni për kapjen e gomones në San Katalando në provincë e Leçes u finalizua nga Gurdia Di Finanza gjatë natës së djeshme./abcnews.al

