Kryetarja e Bashkisë së Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se nuk do të tolerojë anëtarët e forcës së saj policore të kryejnë akte brutaliteti ndaj demonstruesve.
“Ne nuk dhe nuk do të tolerojmë abuzimin e policisë,” tha ajo në një video të postuar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter të premten.
Sheinbaum po reagonte ndaj raporteve për dhunën e policisë të kryer ndaj një protestuese adoleshente përpara ambasadës amerikane të shtunën.
Demonstratat në Meksikë ditët e fundit janë në solidaritet me protestat në Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së George Floyd.
Protestuesit, shumë me fytyrat e tyre të mbuluara, marshuan së bashku në njërën nga rrugët kryesore të qytetit të Meksikës, duke i vënë zjarr veturave dhe duke shkatërruar frontet e një numri biznesesh. Demonstrata arriti kulmin në një grup të vogël protestuesish të rinj me flamuj anarkistë që shëtisnin me molotiv në ambasadën amerikane, duke hedhur gurë dhe djegur objekte mbi barrikadat metalike që rrethonin ambasadën.
Sheinbaum tha, “megjithëse ata kryen veprime të paligjshme që duheshin ndëshkuar me ligj, urdhrat e mia ishin të qarta dhe të sakta se ne duhet të shmangim çdo provokim. Sidoqoftë, ata (policia) nuk i respektuan plotësisht këto urdhra.”
“Kishte një brutalitet policor të kryer kundër të paktën një vajze adoleshente, diçka që është e papranueshme për qeverinë time,” shtoi Sheinbaum.
Sheinbaum tha që ajo kishte urdhëruar një hetim nga zyra e prokurorit të përgjithshëm dhe Komisioni i Meksikës për të Drejtat e Njeriut “për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës pavarësisht nga radhët e tyre,” sipas deklaratës së saj.
“Unë kam qenë në kontakt me familjen e adoleshentes për t’u dhënë atyre gjithë mbështetjen që u duhet,” shtoi Sheinbaum./abcnews.al