SHBA, Trump shkarkon dhe ministrin për veteranët

schedule10:15 - 29 Mars, 2018

schedule 10:15 - 29 Mars, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar sekretarin e Veteranëve pas skandalit për shpenzimet shtetërore. Ai do të zëvendësohet me mjekun e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tjetër ndryshim në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes tuiterit një zëvendësim të ri në qeveri: ai ka shkarkuar sekretarin per veteranët, David Shulkin dhe në vend të tij emëroi admiralin Ronny Jackson, i cili aktualisht është doktor i presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për ndryshimin e dytë të një zyrtari të dikasterit të njoftuar me anë të tuiterit. Por ndjek një sërë largimesh nga administrata amerikane që prej vendosjes së Trump në drejtim të vendit të fuqishëm.

Zërat për një shkarkim të mundshëm të Shulkin qarkullonin prej ditësh në sajë të polemikave të natyrës etike për udhëtimet e tij të paguara me fonde publike. Ministri pranoi të rimbursojë 4,000 dollarë amerikanë pasi zyra e brendshme e etikës e ministrisë mësoi se ky i fundit kishte pranuar bileta për të marrë pjesë në turneun e tenisit në Ëimbledon dhe se shefi i tij i personelit kishte manipuluar me email për të justifikuar shpenzimet e udhëtimit të gruas së tij në Europë. Gjithmonë pas kritikave etike të shpenzimeve të udhëtimit, sekretari për shëndetësi kishte dhënë dorëheqjen shtatorin e kaluar.

Ndërkohë, në 14 muaj presidencë janë parë shumë zëvendësime të bujshme në administratë, duke filluar nga Michael Flynn, I përfshirë në çështjen “Russiagate” e deri tek këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali McMaster. Por kjo duket se nuk do të përfundojë këtu, pasi Trump ka njoftuar përmes tuiterit se: “gjithmonë do të ketë ndryshime!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!