Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vetëm kaptinën më ke nxjerrë..”: Gruaja i ankohet për videon, Basha kërkon mbështetje për biznesin

schedule13:26 - 6 Qershor, 2020

schedule 13:26 - 6 Qershor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi disa biznese sot në qendër të Tiranë duke theksuar se tani ata bëjnë vetëm 1/3 të xhiros krahasuar me periudhën para pandemisë, ndërsa qeveria nuk i ka ndihmuar aspak.

Basha u ndal tek deklarata e kryeministrit që qiramarrësit të mos bëjnë pagesën e qirasë nëse janë prekur nga koronavirusi duke marrë edhe shembullin e një qytetareje që ka në pronësi një ambient biznesi.

Kjo e fundit shprehet se nuk ka marrë prej prej disa muajsh qiranë dhe këtë tani duhet t’ja japë qeveria.

“Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe”,- tha Basha.

Ndërkohë, në fillimin e videos mes Bashës dhe zonjës pati disa batuta në lidhje me mënyrën se si ajo dukej në kamera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!