Pica kthehet në makth për pensionistin: Fenomeni i çuditshëm ndodh prej 9 vitesh

schedule11:47 - 6 Qershor, 2020

schedule 11:47 - 6 Qershor, 2020

Për një pensionist 65-vjeçar që jeton në qytetin e Turnhout Belgjikë, pica është bërë një makth.

Për nëntë vite, ai ka marrë pica pa i porositur kurrë dhe pa e ditur se kush po i dërgon.

Një ditë ai gjeti 14 pica në pragun e shtëpisë së tij, pica që ai nuk i kishte porositur kurrë.

“Restorantet dhe piceritë ndryshojnë, punonjësit ndryshojnë, por pica vazhdon të vijë rregullisht në shtëpinë time, jam i dëshpëruar”, tregon 65 vjeçari.

Në këto vite, padyshim, pensionisti ka raportuar dhe denoncuar këtë ngjarje por pa sukses, ende nuk dihet cili i dërgon.  Një ëndërr për shumë adhurues të picave, por të cilën Jean po e përjeton si një makth të vërtetë./abcnews.al