Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha sot se shpreson se disa trupa amerikane, që janë tërhequr nga Gjermania, do të vijnë në Poloni, shkruan New York Times.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të shkurtojnë numrin e trupave amerikane të vendosura në Gjermani, tha një zyrtar të premten.
Kjo do të bëjë që numri i trupave amerikane në Gjermani të shkurtohet për 9,500. Aktualisht në Gjermani janë të vendosur 35,00 trupa.
“Sinqerisht shpresoj që si rezultat i shumë bisedimeve që kemi pasur… një pjesë e trupave që sot janë të vendosur në Gjermani, që po tërhiqen nga SHBA-ja… do të vijnë në Poloni”, tha Morawiecki për radon RMF24. “Ky vendim i përket SHBA-së”, tha ai./abcnews.al