Atletico Madrid është një nga katër skuadrat e kualifikuara në çerekfinalet e Champions League. “Colchoneros” eliminuan Liverpool në raundin e 1/8 dhe janë ndër pretendentët për fitimin e trofeut të madh, të cilit i janë afruar dy herë në vitet 2014 dhe 2016, teksa në të dy rastet ka dështuar në finale kundër Real Madrid.
Kapiteni i skuadrës spanjolle beson se ky është viti i duhur për të triumfuar në kompeticionin prestigjioz. Koke beson shumë te kualiteti dhe forca e shokëve të skuadrës, dhe tremb rivalët në prononcimin e dhënë për Cadena Cope.
“Kur flas me miqtë e mi, ja u përsëris gjithmonë faktin që kjo është koha e duhur për të fituar Champions League. Nuk është rastësi që eliminuan Liverpool, kampionët në fuqi. Tani duhet të përqendrohemi në kampionat, duhet ta mbyllim sezonin në katër vendet e para.
Do të ishte dështim total nëse nuk ia dalim. Më pas do të mendojmë për Champions, që rinis në gusht. Ndeshjet pa tifozë? E rrallë të luash kështu, por shëndeti i njerëzve është kryesori. Duhet ta respektojmë vendimin e marrë“, deklaron kapiteni i Atleticos. /abcnews.al