Kur përmendim fjalën pozicion jashtë loje, mendja e shumë tifozëve shkon te Pippo Inzaghi. Mjeshtër i golit dhe i qëndrimit në linjë, aq sa shumëkush me shaka thoshte: “Ai ka lindur pozicion jashtë loje”. Ishte mënyra e tij e lojës dhe pati sukses, sidomos te Milani, ku fitoi gjithçka.
Po në Premier League, cili është ai që tifozët mund ta thërrasin Inzaghi? Shifrat të çojnë te një sulmues që ka luajtur me klube si Arsenal, Manchester City e Tottenham. Bëhet fjalë për Emmanuel Adebayor, i cili kryeson, ndërkohë që referuar shifrave të Transfermarkt, ju sjellim 10 lojtarët që janë kapur më së shumti në pozicion jashtë loje, gjatë gjithë historisë së Premier League.
10) Shane Long (Reading, West Brom, Hull City, Southampton) – 313 ndeshje, 185 pozicione jashtë loje
9) Romelo Lukaku (West Brom, Chelsea, Everton, Manchester United) – 252 ndeshje, 192 pozicione jashtë loje
8) Sergio Aguero (Manchester City) – 261 ndeshje, 194 pozicione jashtë loje
7) Gabriel Agbonlahor (Aston Villa) – 322 ndeshje, 195 pozicione jashtë loje
6) Robin Van Persie (Arsenal, Manchester United) – 280 ndeshje, 198 pozicione jashtë loje
5) Christian Benteke (Aston Villa, Liverpool, Crystal Palace) – 221 ndeshje, 200 pozicione jashtë loje
4) Dimitar Berbatov (Tottenham, Manchester United, Fulham) – 229 ndeshje, 238 ndeshje
3) Darren Bent (Ipswich Town, Charlton Athletic, Tottenham, Sunderland, Fulham, Aston Villa) – 276 ndeshje, 276 pozicione jashtë loje
2) Jermain Defoe (West Ham, Portsmouth, Tottenham, Sunderland, Bournmouth) – 496 ndeshje, 314 pozicione jashtë loje
1) Emmanuel Adebayor (Arsenal, Manchester City, Tottenham, Crystal Palace) – 242 ndeshje, 328 pozicione jashtë loje