Banorët e Labinot Fushë në Elbasan në shenjë proteste bllokuan aksin nacional për shkak të ndotjes që u shkaktohet nga fabrika e peshkut Rozafa.
Për shkak të numri të madh të protestuesve ata ndaluan policinë të ndërhyjë,
Banorët ecën përgjatë lumit, ku treguan ndotjen që shkaktojnë mbetjet e fabrikës së peshkut.
Kompania “Rozafa” po ndërhyn për ndërtimin e një rrugë, që sipas banorëve u prish të mbjellat
“Të gjitha mbeturinat që nxjerr fabrika derdhen në Shkumbin, nga aty derdhen pastaj te pompat e ujit të pijshëm. Nuk i kuptoj këta ambjentalistë, që duhet të vijnë ta shikojnë vetë”, thotë një banor.
Ata thonë se për këtë problem janë ankuar edhe tek kryeministri Rama.
Paralajmëruan se nëse nuk do të marrin zgjidhje protestat do të jenë masive dhe do të bllokojnë aksion nacional Elbasan- Librazhd. /abcnews.al