Sandro Tonali është një nga emrat më të talentuar dhe të përfolur në Itali. Mesfushori i Brescias u kujton të gjithëve Andrea Pirlon, por ai nuk e cilëson veten si pasardhës të ish-kampionit të botës.
Shumë klube po garojnë në merkato për shërbimet e 20-vjeçarit dhe Interi ndodhet në avantazh krahasuar me të tjerët. Tonali ka ambicie, dëshiron të arrijë majat në futboll dhe e konfirmon këtë në një prononcim për Sportweek.
“Jam i vetëdijshëm që me sakrificat e duhura mund të arrij në majën e botës. Nuk kam realizuar as gjysmën e asaj që kam në mendje, por ndihem mjaftueshëm i fortë për t’ia dalë.
Pirlo? Nuk jam pasardhësi i tij. Nuk e kam hapjen e tij të lojës, topin e gjatë dhe milimetrik. Një cilësi që ia kam zili“, deklaron mesfushori i talentuar italian. /abcnews.al