Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë të premte ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku përveç takimit me homologun e tij është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ku ka shpërndarë një foto me presidentin Thaçi shkruan se ky ishte një takim vëllazëror.
“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror????”, shkruan Rama.
Ndërkohë në takimin me kreun e shtetit Thaçi duket se ka diskutuar në lidhje me marrëdhënies dypalëshe të dy vendeve./abcnews.al
Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror?????? pic.twitter.com/apAn50Ezrh
— Edi Rama (@ediramaal) June 5, 2020