Autoritetet i druhen përhapjes së koronavirusit, përgatiten testet për Tiranën

schedule14:39 - 5 Qershor, 2020

schedule 14:39 - 5 Qershor, 2020

Eridon Qardaku doli pozitiv me COVID-19, më pas stafi dhe lojtarët e Bylisi u testuan, dhe asnjë nuk doli i infektuar. Gjithsesi kjo krijoi një lëmsh të madh në prag të ndeshjes me Tiranën, që në një moment ishte në rrezik.

Përgjigja e testeve konsiderohej e pamjaftueshme, me gjasa prej faktit që shpesh përgjigjet nuk janë të sakta. Gjithsesi te Bylisi ishin të qartë dhe kërkonin zbatimin e protokollit sanitar, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas tij, nëse një lojtar infektohet me koronavirus, ai futet në karantinë, pjesa tjetër vazhdon normalisht përgatitjet dhe kampionati nuk rrezikon ndërprerjen, sigurisht për sa kohë kemi të bëjmë me shifra të ulëta.

Gjithsesi tani ka një problematikë të re dhe ka zëra të shumtë që lojtarët e stafi i Tiranës mund të testohen për Covid-19, madje që ditën e sotme. Nëse kjo ndodh, atëherë përgjigjet do qartësonin edhe të ardhmen e kampionatit.

Në studimet e bëra jashtë vendit, përfundimi është se kontaktet në një ndeshje futbolli nuk zgjatin shumë dhe kjo ul gati në zero riskun e infektimit, ndaj edhe shumë mjekë janë shprehur pro luajtjes së ndeshjeve të futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!