Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kontroll me dron nga ajri, një person arrestohet dhe një tjetër shpallet në kërkim

schedule11:28 - 5 Qershor, 2020

schedule 11:28 - 5 Qershor, 2020

Policia e Beratit ka arrestuar një 31-vjeçar i dënuar edhe më parë për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe një 36-vjeçar banues në Tiranë.

Në njoftimin e raportuar nga policia bëhet e ditur se policia ka vënë në pranga shtetasin V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur “Gorica e madhe”, në fshatin Panarit, Bashkia Poliçan, u evidentuan 253 bimë narkotike.

Berat/Informacion



Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar forca të shumta policie dhe tre dronë.

Kontrollet masive vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Berat, në tokë nga punonjësit e Policisë dhe nga ajri me dronë.

Si rezultat i kontrolleve me dronë deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.

Ndërsa gjatë kontrollit me këmbë të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në zonën e Poliçanit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur “Gorica e madhe”, në fshatin Panarit, Bashkia Poliçan, u evidentuan 253 bimë narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!