Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tre viktima dhe mbi 100 të plagosur nga zjarri në një kantier industrial në Rusi

schedule19:59 - 25 Gusht, 2026

schedule 19:59 - 25 Gusht, 2026

Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 140 të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi industrial në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Sipas njoftimit të konsorciumit që po ndërton kompleksin petrokimik Amur GCC, viktimat janë dy shtetas kinezë dhe një shtetas rus. Nga të plagosurit, 24 persona janë transportuar në spital, ndërsa 122 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës.

 

Kompania bëri të ditur se zjarri shpërtheu në një zonë ndihmëse të kompleksit dhe se pajisjet kryesore të impiantit nuk janë dëmtuar.  Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!