Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në këtë përvjetor Kreu i shtetit vlerësoi edhe revistën “Zani i Naltë” me Titullin “Naim Frashëri.
Harmonia dhe mirëkuptimi midis komuniteteve fetare në Shqipëri nuk mund të lihet pa përmendur edhe në një ceremoni të tillë ku përkujtohet 95 Vjetori i Komunitetit Mysliman .
“Modeli shqiptar i harmonisë dhe i mirëkuptimi midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën. Ky model shqiptarësh unik dhe një realitet pozitiv në një rajon të mbushur me histori te dhimbshme histori përplasjesh etnike e fetare”.
Presidenti i Republikës tha se është një fakt kumtim plotë se themeluesit e Komunitetit Mysliman ishin firmëtarët e aktit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Sipas të cilit për gjatë këtij rrugëtimi besimtarët mysliman kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet formuese që ka kaluar vendi ynë.
“Në rrënjosjen e tij për fenë dhe atdheun, Komuniteti Mysliman është mbështetur dhe ndihmuar te revista Zëni i Nalt, për të cilën shpreh vlerësimin për botuesin, duke i akorduar revistës titullin e lartë “Naim Frashëri”./abcnews.al


