Sekuestrohet në Gjirokastër një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak, ndërsa është arrestuar poseduesi I. I. 63 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.
Operacioni i policisë së Gjirokastrës është mbështetur edhe nga forcat “Shqiponja”. Policia deklaron se arsenali i armëve u zbulua falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Arsenali”.
Operacion nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”.
Sekuestrohen arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Strukturat e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë evidentuar dhe goditur një rast të posedimit të një arsenali armësh.
Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al