Lefter Maliqi: Mos i hapni dyert policëve pa ID, kriminelë me uniformë po vrasin dhe grabisin

schedule12:13 - 4 Qershor, 2020

schedule 12:13 - 4 Qershor, 2020

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi bëri një thirrje të forta ndaj qyetarëve në Kuvend duke theksuar se asnjë polici nuk i duhet hapur dera e shtëpisë nëse nuk kanë numrin e identifikimit në uniformë.

Sipas Maliqit, mjaft krime në vend janë bërë nga njerëz të veshur me uniformë policie duke marrë shembull atentatin ku u vra Bujar Lika në Laç.

“I bëj thirrje shqiptarëve që të mos i hapin derën asnjë polici që nuk ka në trup numrin e tij të identifikimit. E thëm këtë pasi shumë vrasje, grabitje dhe vjedhje në këtë vend janë bërë nga persona të veshur si policë”, tha Maliqi duke iu drejtuar ministrit Lleshaj me fjalët se do të jepte shumë shpejt llogari për dhunën e policisë ndaj qytetarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!