Saul Niguez lajmëroi tre ditë më parë se do të zbulonte skuadrën e tij të re. Të gjithë menduan se mesfushori do të largohej nga Atletico Madrid, por e vërteta është totalisht ndryshe.
25-vjeçari do të vijojë të jetë pjesë e klubit spanjoll, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2026. Saul ka ndërmarrë një nismë, bashkë me vëllanë e tij Aaron. Klubi i ri quhet Club Costa City, projekt futbolli me qendër në Elche, vendlindjen e lojtarit.
Klubi i ri do të ketë 30 ekipe dhe 500 lojtarë në të gjitha kategoritë nga 4 deri në 18 vjeç. Qëllimi i dy vëllezërve është t’u dhurojnë të rinjve një shans për t’u edukuar dhe integruar sportivisht. /abcnews.al
THERE IS A NEW TEAM IN THE CITY @clubcostacity
? https://t.co/5DnWj0KRYQ pic.twitter.com/qk980lCi0R
— Saúl Ñiguez (@saulniguez) June 3, 2020