Pas Liverpool dhe Chelsea në Premier League, edhe dy klube të Serie A i janë betejës kundër racizmit. Protesta me të ulur në gjunjë, që nisi në botën e futbollit nga sulmuesi i Borussia M’Gladbach, Marcus Thuram, është përhapur masivisht.
Dy klubet e Serie A që i janë bashkuar këtyre protestave, janë Roma dhe Torino. Para seancave të tyre stërvitore, lojtarët e dy skuadrave janë ulur në gjunjë në shenjë proteste, me dy fotot që janë postuar dhe në faqet zyrtare të klubeve.
Against racism. Everytime, everywhere. #BlackLivesMatter #SFT pic.twitter.com/qxG0jNN1CJ
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) June 2, 2020
Torino, mbi foton e publikuar, shkroi: “Kundër racizmit, kudo, përgjithmonë”. Ndërsa klubi i Romës, shkroi: “Trajneri i Romës, Paulo Foncesca dhe lojtarët u ulën në gjunjë në shenjë mbështetje për “BlackLiveMatter”./abcnews.al
#ASRoma coach Paulo Fonseca and his players today took a knee before training in a show of support for #BlackLivesMatter pic.twitter.com/BSfOVlkKAx
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 2, 2020

